Gatimi

Pica krokante spirale dhe me plot shije


Pica krokante spirale

Një ide e mrekullueshme për një drekë apo darkë të shijshme me familjen apo miqtë e juaj, padyshim që do të mund të ishte edhe përgatitja e picës spirale.

Përbërësit:

– 400 g brumë për petë

– 100 g djathë

– 70 g proshutë

– rigon

– gjalpë

– pure domatesh

Përgatitja:

Brumin e ndani në dy pjesë të barabarta, dhe më pas e lyeni me pure domatesh, duke mos harruar t’i hidhni edhe pak rigon.

Grini 100 g djathë dhe 70 g proshutë në rende, hidhni në brumë dhe me pjesën tjetër të brumit mbulojeni.

Më pas, shtypeni lehtë me okllai, në mënyrë që brumi të bashkohet plotësisht me përbërësit e tjerë.

Me thikë priteni brumin përgjysmë dhe ndajeni në shirita të barabartë, pastaj lyeni me gjalpin e shkrirë.

Dy shirita të vegjël bashkoni, në mes shtypni me shkopin e skarës dhe mbështilleni në formë spiraleje.

Shkopthat radhisni në tepsi për pjekje dhe piqni 20 minuta në 200 gradë Celsius.

Ju bëftë mirë!

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore