Kosova

Petrit Kryeziu caktohet u.d i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren


Keshilli Prokurorial i Kosoves

Petrit Kryeziu është caktuar ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren, nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Në mbledhjen që KPK-ja ka mbajtur të martën, është miratuar kërkesa për dorëheqje nga pozita e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prizren e prokurorit Admir Shala.

Shala ka bërë kërkesë që të kthehet në punë në Prokurorinë Speciale.

Caktimi i Kryeziut në këtë pozitë ka ardhur pas propozimit të ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Ai ka thënë se për këtë propozim ka marrë për bazë performancen e lartë që Kryeziu e ka treguar si prokuror deri më tani.

“Unë kam marrë një listë të prokurorëve sa i përket vlerësimit të performancës dhe aty kam parë që të gjithë prokurorët e Prokurorisë Themelore në Prizren, prokurori Petrit Kryeziu është më i vlerësuari dhe me pikë është mbi ata që e kanë notën shumë mirë”, ka thënë Kelmendi.

Propozimi i Kelmendit është aprovuar me të gjitha votat për në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

KPK është duke e vazhduar takimin me pika tjera të rendit të ditës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore