Kosova

Petkoviç: Tenton “ta hedh topin” te Prishtina për gjuhën e urrejtjes


Petar Petkoviç

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka thënë se do të ishte më mirë që politikanët nga Prishtina të përgatiten për dialog dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në Kosovë se sa të provokojnë Beogradin me deklarata dhe ‘lëvizjet’ e tyre, duke bërë përpjekje për “ta hedhur topin” tek Prishtina për gjuhën e urrejtjes ndëretnike.

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç ka thënë se do të ishte më mirë që politikanët nga Prishtina të përgatiten për dialog dhe zgjidhjen e problemeve të qytetarëve në Kosovë se sa të provokojnë Beogradin me deklarata dhe ‘lëvizjet’ e tyre.

Petar Petkoviç.

Petkoviç në një deklaratë për media është shprehur se “kemi qenë dëshmitarë të deklaratave të shumta nxitëse dhe anti-serbe të politikanëve të Prishtinës ditët e fundit, secila prej të cilave është më absurde se ajo e mëparshme” dhe se Donika Gërvalla ka shkuar një hap më tej, duke akuzuar Beogradin zyrtar dhe Presidentin Aleksandar Vuçiç si burim i de-stabilitetit në rajon.

Mirëpo, ai ka “harruar” se ishte ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin ai i cili ngjalli reagime dhe debate të ashpra, duke ri-përsëritur gjuhën e Beogradit zyrtarë për të mohuar masakrën e Reçakut.

Masakra e Reçakut

“Vetëm një ditë më parë, Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij akuzuan pa asnjë bazë Beogradin zyrtar se nuk dëshiron të sqarojë fatin e të pagjeturve, ndonëse Beogradi është ai që insiston në atë temë në çdo raund të dialogut”.

“Sulme të tilla ndaj Beogradit zyrtar ishin planifikuar dhe vendosur me qëllimin evident që Prishtina, në krye me Albin Kurtin, të marrë përgjegjësinë për ngërçin e dialogut dhe numrin drastik të rritjes së incidenteve kundër serbëve në Kosovë që nga fillimi i vitit“, ka thënë Petkoviç.

Ai tha se një gënjeshtër e përsëritur njëqind herë nuk do të bëhej kurrë e vërtetë.

“Srecko Sofronijeviç, i cili u godit në shpinë me një plumb lufte gjatë aksionit të forcave speciale ROSU në veri të Kosovës dhe i cili ende po shërohet nga lëndimet, mund të dëshmojë më së miri se kush po destabilizon rajonin”.

Edhe kur i referohet Petkoviç policisë së Kosovës, përkatësisht aksionit të policisë shtrembëroni faktet, sepse policia kishte ndërmarr një aksion në tërë territorin e Kosovës kundër kontrabandës me barna dhe mallra, dhe se aksioni nuk kishte të bënte me qytetarët serb në Veri të Kosovës, por se ishin ata që synuan ta pengonin aksionin sepse ishin të shtyrë nga krimi të vepronin ashtu.

“Fatkeqësisht, Verica Gjeliç nga Zveçani, e cila humbi jetën si pasojë e gazit lotsjellës, të hedhur gjatë aksioneve të njëanshme deri në dhëmbë të njësive të armatosura të Rosës[NJSO] në veri të Kosovës, nuk mund të dëshmojë për terrorin e Policisë së Kosovës sot”, ka thënë Petkoviç.

Departamenti i Shtetit amerikan, menjëherë pas deklarimeve të Vulin se masakra e Reçakut është “një shpikje e trilluar”, ka thënë se DASH ka mjaftë fakte për të bëmat e Serbisë në Reçak.

“Mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrën e civilëve, janë të dokumentuara mirë”.

“Mohimi i këtyre fakteve themelore dhe madhërimi i krimeve të luftës sjellin dhimbje për të mbijetuarit, çnderojnë viktimat dhe mbajnë gjallë ndarjet që vazhdojnë të pengojnë pajtimin e qëndrueshëm, paqen dhe prosperitetin për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratën e DASH.

Departamenti i Shtetit Amerikan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm serb, Aleksandar Vulin, i cili e quajti Masakrën e Reçakut “gënjeshtër” dhe vrasjen e civilëve shqiptare “falsifikim”.

Osmani ka thënë se tendencat e Vulinit “shpërfaqin ambicien e Serbisë për ndryshimin e historisë, kjo përpjekje e kamotshme e këtij shteti në relacion me Kosovën”.

Ajo tutje është shprehur se përpjekjet e tilla janë vazhdimësi e mendësisë së regjimit të Millosheviçit, nga e cila, sipas saj, nuk po arrin të shkëputet Vulini si besnik i tij.

“Mohimi i fakteve të luftës nëpërmjet rehabilitimit të kriminelëve të luftës është krim i përsëritur”, është shprehur ajo.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Kurse ish diplomati amerikan i cili në vitin 1999 ishte shef i OSBE-së në Kosovë, William Walker, pas deklarimeve të ministrit serb, ka thënë se përpjekja zyrtare e Serbisë për ta prezantuar masakrën e Reçakut si një ngjarje të trilluar, bëhet për arsye se disa zyrtarë aktualë në Beograd ishin të përfshirë në krimet kundër njerëzimit në Kosovë.

“Disa nga njerëzit që sot janë duke e propaganduar [masakrën e Reçakut] si ‘një gënjeshtër të madhe’, kanë qenë në fakt të përfshirë në fshehjen e saj që nga fillimi. Mendoj se presidenti [i Serbisë, Aleksandar] Vuçiç, është shembull shumë i mirë. Ai ka qenë ministër i Informimit në kohën e Sllobodan Millosheviç-it. Ai ka qenë pjesëmarrës në vendimmarrjen e asaj kohe”, është shprehur Walker.

Për “rolin e rëndësishëm” në fshehjen e krimeve që forcat serbe të sigurisë kanë kryer ndaj popullatës civile në Reçak, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës, përgjegjës është presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

“Ai ka qenë i përfshirë që nga fillimi në përpjekje për të mbrojtur të pambrojturën, e që është fakti se forcat e sigurisë së Serbisë nuk kanë qenë të përfshira në vetëm atë që ka ndodhur në Reçak, por kanë qenë të përfshira në shumë masakra dhe krime kundër njerëzimit”, thotë Walker.

Serbia  me dokumentar synon ta “ndryshoj” historinë kriminale të saj

Më 10 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandar Vulin, ka vizituar ekipin i cili po xhiron filmin për ngjarjet në Reçak të janarit të vitit 1999, si pjesë e serisë së dokumentarëve “Dosja e Kosovës”.

Masakrën në fshatin Reçak apo ndryshe siç e ka quajtur ai “masakra e supozuar” e shqiptarëve e cila shërbeu si shkak në përgjigjen ushtarake të NATO-s në vitin 1999, ishte “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.

Aleksandar Vulin

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore