Lajme

Pesë të vdekur dhe 382 raste me COVID-19 në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar pesë të vdekur nga COVID-19 dhe 382 persona të infektuar.

Numri i të infektuarve vjen nga tre mijë e 003 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 507 pacientë, duke e çuar në 89 mijë e 648 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsejtë 59 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (83, 79 vjeç), Pejë 1 rast (70 vjeç), Prizren 1 rast (67 vjeç), Skenderaj 1 rast (78 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë është 103 mijë e 124 ku 11 mijë e 366 mbesin raste aktive.

Ndërsa një ditë më parë kanë humbur jetën edhe pesë persona nga Coronavirusi.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore