
Gabon edhe një nga skuadrat kryesuese në La Liga.
Vendi i tretë i Real Betis, ishte mysafirë në “San Mames”, në një fushë shumë të vështirë përballë baskëve të Athletic Bilbao-s.
Ndeshja jetoj në bazë të pritshmërive të saj – dhe doli të jetë shumë e bukur.
U deshën vetëm dy minuta lojë që rrjeta të tundej për herën e parë, dhe ishin vendasit ata që shënuan.
Golin e parë e shënoi Inaki Williams, pas një asistimi shumë të bukur të Iker Munianin.
Se çfarë ndeshje do të ishte, tregoi fakti që Juanmi barazoi në minutën e gjashtë.
Me rezultat 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë, me të dytën që do të vendoste të gjitha.
Minuta e gjashtë ishte me fat për Betis-in, që shënuan në atë minutë në pjesën e dytë.
Nabil Fekir gjeti rrugën e rrjetës për epërsinë e parë të Betis, që do të ishte edhe e fundit.
Në minutën e 72-të, protagonist për Bilbao-n ishte përsëri Inaki.
Me një lëvizje shumë të bukur ai shënoi për 2-2, duke e dërguar ndeshjen drejt një fundi të mrekullueshëm.
Kur u duk se ndeshja po mbyllej në barazim, De Marcos u ngjit në skenë duke shënuar për 3-2, që do të ishte edhe rezultati përfundimtar.
Bilbao ngjitet në vendin e nëntë me 24 pikë, kurse Betis ndodhet në vendin e tretë me 33 pikë.
/Albanianpost.com-
Zouma tenton të hyjë i maskuar në gjykatë
-
Mavericks fiton ndeshjen e tyre të parë të finales së Konferencës Perëndimore përballë GSW
-
Zbarkojnë mbi 1100 tifozë të Romës në Shqipëri
-
Antisportivët në ngjarjen më sportive të vitit në Tiranë – Kur të huajt ‘i prishin’ imazhin Shqipërisë në media botërore