
Për një “verë të stiluar mirë”, ekspertët e vërtetë të modës u përmbahen rregullave të vogla të modës që shumica e grave – kryesisht pa e ditur – i thyejnë vazhdimisht.
Këto janë gabimet më të zakonshme:
Zgjedhja e materialeve të gabuara
Shumica e grave kanë rroba të bëra nga materiale sintetike, pak a shumë. Kur bëhet fjalë për çmimin, veshjet e bëra nga poliesteri, poliamidi ose poliakrilik janë shumë më të përballueshme.
Megjithatë, në verë lëkura merr frymë më pak nën këto materiale dhe ne djersijmë shumë më tepër.
Rrobat e verës duhet të jenë të lehta. Pambuku, mëndafshi, liri dhe byrynxhyk janë miqtë tanë më të mirë në ditët e verës.
Veshja e të brendshmeve të gabuara
Për shembull, brekët ose sytjenat që janë shumë të ngushta mund të shkaktojnë gërvishtje të shëmtuara dhe fryrje që janë të dukshme në veshje.
Ngjyra është gjithashtu vendimtare: kur të brendshmet duken përmes rrobave të lehta verore, kjo e bën të gjithë veshjen të duket e lirë.
Kombinime të çuditshme ngjyrash
Shumica e femrave mezi presin verën në mënyrë që të kombinojnë ngjyrat e ndryshme gazmore.
Megjithatë, përpara se ta teproni me ngjyrat e ndezura, ju duhet të mendoni për disa rregulla.
Ajo që nuk duhet të bëni është kombinimi i më shumë se tri ngjyrave.
E bardha është gjithmonë një partner i dëshirueshëm në verë në të gjitha kombinimet – me të gjitha ngjyrat e gjalla të verës.
Shumë shtojca
Në verë përdorimi i syzeve të diellit është i pashmangshëm. Pastaj edhe një tjetër kapele, bizhuteri, një këllëf celulari dhe një portofol.
Megjithatë për të mos u dukur të mbipopulluar, duhet të ndalemi dhe të mendojmë se cilët aksesorë na duhen vërtet. Pasi më pak është më shumë.
Veshja e numrit të gabuar
Të gjithëve u ka ndodhur të paktën një herë që në momentin e fundit të hasin në dicka që në pamje të parë duket joshëse, por në të vërtet është shumë e ngushtë, shumë e shkurtër, shumë e gjerë.
Këto pjesë, zakonisht përfundojnë në ndonjë cep të dollapit dhe nuk shërbejnë për asgjë.
Pra, vlerësoni gjithmonë atë që blini . Vetëm kur rrobat ju përshtaten mirë, atëherë do të dukeni bukur.
/Albanianpost.com-
Fituesi i dytë i NIMI TV nga Italia është me fat? Bën aksident me veturë përgjatë udhëtimit në Shqipëri dhe pas 10 ditëve është fitues i veturës DACIA SANDERO!
-
Shumë yje, akoma më shumë miliona – të famshëm e pasanikë mblidhen në Saint Tropez
-
Renditja e atleteve të Kanye West, nga më të këqijat në më të mirat
-
Arrestohet 22 vjeçarja pasi dyshohet se plagosi Vali Corleone-n
Lajmet kryesore
-
Emigrantët që do kthehen në Shqipëri – nuk do udhëtojnë më për në Britani, thotë ambasadori britanik
-
The Times: Turizmi në Shqipëri, në nivelet e Greqisë dhe Kroacisë
-
Urdhër kërkimi për Trump, FBI mori dosjet sekrete nga Mar-a-Lago
-
Dreçun: Stoltenberg ka ftuar Kurtin dhe Vuçiç-in në takmi sepse situata në Veri është jashtëzakonisht e tensionuar