Më datën 17 janar, populli shqiptar e përkujton Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeun, në 553 vjetorin e vdekjes së tij. Ai ndërroi jetë në Lezhë, më 17 janar 1468, në moshën 63-vjeçare.
Figura më e shquar në historinë e shqiptarëve, Gjergj Kastriot Skënderbeu, ishte djali më i vogël i Gjon Kastriotit, princit të Arbërisë së Veriut dhe i princeshës Vojsava. Gjergji ishte fëmija i fundit mes katër djemve dhe pesë vajzave. Në moshë të vogël Gjergj Kastrioti u mor peng nga Sulltan Murati i dytë si ndëshkim për luftën që i shpalli babai tyre, Gjon Kastrioti.
Gjergj Kastrioti jo vetëm që mbrojti dhe shpëtoi popullin e vendlindjen, po me luftën e tij e pengoi edhe zgjerimin osman drejt Evropës. Për këtë fitoi mirënjohjen e Papatit të Romës, që kur qe gjallë dhe pas vdekjes.
Vepra dhe figura e Skënderbeut ka përmasa dhe rëndësi evropiane. Këtë e dëshmon edhe fakti që për të është shkruar një literaturë e tërë. Qindra vëllime, të botuara në shumë gjuhë, dhe në të katër anët e botës. Ndër autorët shqiptarë janë Marin Barleti, Fan Noli, Sabri Godo, Fatos Daci.
Kryeministri, Edi Rama, ka përkujtuar përvjetorin e vdekjes së heroit duke publikuar një video nga Memoriali i Skënderbeut në Lezhë, me të cilën ka përshëndetur qytetarët duke iu uruar atyre një ditë të mbarë.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në përkujtim të 553-vjetorit të vdekjes së heroit kombëtar, ka shpërndarë në mediat sociale një video ku shfaqen bustet e heroit legjendar në disa vende të botës si Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mali i Zi, Itali, Zvicër dhe SHBA./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Strategjitë dhe metodat e shpërndarjes së lajmeve të rreme për keqinformim – Si i përdor Kremlini?
-
Shpërthim me lëndë plasëse në banesën e gjyqtarit në Shkodër
-
Blinken luan kartën saudite
-
“Do të mund ta padisin Serbinë në Gjykatën Evropiane pas anëtarësimit në KiE”, Osmani për familjarët e të zhdukurve