Lajme

Përleshje në Obiliq – therren me thikë tre persona


Policia e Kosovës.

Të martën e 11 janarit, një përleshje me thikë ka ndodhur pasdite në Obliqi, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ajo bëri të ditur se nga kjo përleshje janë plagosur tre persona.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të mprehta, janë plagosur tre persona. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Ahmeti për AP.

Policia e Kosovës.

Ndërsa, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00.

“Sot rreth orës 15 :00, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në sheshin e qytetit, në Obiliq”.

Po ashtu, theksoi se Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore