Sport

Përfundon sezoni në Ligue 1: Messi dhe Ramos largohen me humbje nga PSG


Ligue 1 ka luajtur javën e fundit të sezonit 2022-23. PSG është skuadra kryesuese, e cila ishte shpallur kampione më herët për shkak të diferencës së pikëve me vendin e dytë. Mirëpo, në ndeshjen e fundit për Lionel Messi-n dhe Sergio Ramos me fanellën e parisienëve ata humbën në shtëpi 2-3 ndaj Clermont Foot të Elbasan Rashanit.

Ramos realizoi golin e parë të PSG-së, para se Kylian Mbappe të shënonte të dytin. Por, miqtë do të gjenin tre herë rrjetën duke përmbysr rezultatin. Madje, këta të fundit do të humbnin edhe një 11 metërsh gjatë pjesës së parë. Rashani la gjurmë në këtë ndeshje pasi asistoi te goli i tretë.

Lens fitoi 3-1 ndaj Auxerre dhe e mbyll sezonin në vendin e dytë, duke kapur zonën Champions League për sezonin e ardhshëm. Marseille humbi 1-0 ndaj Ajaccio dhe përfundon në vendin e tretë, në zonën e play-off për Champions League.

Rennes fitoi 2-1 ndaj Brest dhe e mbyll sezonin në vendin e katërt, vend që të dërgon në grupet e Europa League. Skuadra tjetër që do të luajë në Europa League do të jetë Toulouse, por ajo e fitoi vendin pas triumfit në Kupën e Francës.

Në vendin e pestë përfundon Lille, e cila barazoi 1-1 me Troyes. Vendi i pestë të dërgon në Conference League.

Ndërkohë, nga kategoria bien katër skuadra: Angers, Troyes, Ajaccio dhe Auxere.

Skuadra me emër si Lyon, Monaco apo Nice mbeten jashtë kupave të evropës sezonin e ardhshëm.

Renditja përfundimtare e Ligue 1 2022-23:

Rezultatet e javës së 38 në Ligue 1:

Monaco 1-2 Touluse;

Lorinet 2-1 Strasbourg;

Nantes 1-0 Angers;

Reims 1-3 Montpellier;

Nice 3-1 Lyon.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore