Jetesë & Stil

Përfundon romanca në mes të Avril Lavigne dhe Tyga-s


Rep artisti amerikan Tyga dhe këngëtarja kanadeze Avril Lavigne nuk janë më çift – dyshja i kanë dhënë fund romancës së tyre.

Burime pranë muzikantëve, të cilët lidhjen e tyre e bënë publike gjatë muajit mars të vitit të kaluar, kanë bërë të ditur se ata kanë ndarë rrugët, por vazhdojnë të kenë raporte të mira mes tyre, shkruan TMZ, transmeton AlbanianPost.

Dyshja për herë të parë ndezën thashethemet për lidhje në shkurt kur u panë në një darkë në Los Anxhelos.

Ata u kapën nga kamerat duke u përqafuar në parking pas darkës me miqtë në Malibu dhe më pas ishin larguan së bashku me të njëjtën makinë.

Muajin pasardhës, Tyga dhe Lavigne u panë duke u puthur gjatë një feste në Javën e Modës në Paris. Fotot që kapnin momentin romantik u bënë virale, duke konfirmuar lidhjen e tyre të porsanisur.

Menjëherë pas të bërit lidhjen publike, Tyga i bleu Lavinge një gjerdan me vlerë prej 80 mijë dollarësh. Bizhuteritë e bëra me porosi përmbanin 50 karat diamante të bardhë dhe të zi si dhe safirë rozë.

Ndërkohë, gjerdani kishte disa varëse dhe emri i parë i Lavigne ishte në qendër të vëmendjes në pjesën e përparme të bizhuterive.

Avril kishte nisur romancën me rep artistin, pasi i kishte dhënë fund fejesës së saj me Mod Sun. Derisa, kur jemi tek pjesa e lidhjeve të dashurisë, Tyga vazhdon të lakohet në mediat rozë për romancën e tij me modelen e famshme të “The Kardashians”, Kylie Jenner.

Tyga dhe Kylie Jenner.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore