Përballje

Përfundon pjesa e parë, dy gola dhe dy kartonë të kuq në ndeshjen Europa FC – Dukagjini


Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së kthimit kualifikuese në Ligën e Konferencës mes ekipit nga Gjibraltari, Europa FC dhe Dukagjinit.

Ekipi kosovar kaloi i pari në epërsi në minutën e 23-të, kur Iljasa Zulfiji shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Nga penalltia gjithashtu u shënua edhe goli i barazimit, kur në minutën e 39-të barazoi Alberto Quintana.

Kujtojmë që në minutën e 29-të u ndanë dy kartonë të kuq për secilin ekip. Bujar Shabani u përjashtua nga Dukagjini, kurse nga ekipi vendas doli me të kuq Jesus Pozo.

Me këtë rezultat, është ekipi nga Klina që vazhdon tutje në raundin e dytë, duke qenë se ndeshjen e parë në “Fadl Vokrri” e fituan me rezultat 2:1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore