Përballje

Përfundon në barazim pjesa e parë mes Shkupit dhe Ballkanit


Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani, është duke e zhvilluar ndeshjen e parë të fazës “Play-off” në Ligën e Konferencës, teksa është duke u përballur në udhëtim te kampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi.

Dyja skuadrat shqiptare synojnë kualifikimin historik në grupet e kësaj gare, derisa pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1.

Të parët në epërsi kaluan Shkupi, të cilët shënuan në minutën e 19-të me anë të sulmuesit nigerian, Sunday Adetunji.

Megjithatë, kundërpërgjigjja e ekipit nga Suhareka erdhi shpejtë, kur Albion Rrahmani barazoi shifrat katër minuta më vonë pas asistimit të marrë nga Armend Thaçi.

Mbetet të shihet në pjesën e dytë se a do të marrë Ballkani ndonjë rezultat pozitiv për ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet pas një javë në Prishtinë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore