Përfundon aventura e Shevchenko-s te Ukraina

SHFLETO
Ardit Lipa
01.08.2021 23:00
Loading Icons...

Legjenda e Ukrainës dhe Milan-it, Andryi Shevchenko, ka zyrtarizuar përfundimin e kontratës së tij me Ukrainën.

Pas pesë viteve në krye të kombëtares, Shevchenko largohet nga detyra.

Këtë verë, ai udhëhoqi Ukrainën deri në çerekfinale të EURO 2020, që është edhe rezultati më i mirë në historinë e tyre.

“Kam kaluar pesë vitë me ekipin kombëtar”, shkruan Shevchenko në Instagram.

“Me punë dhe përkushtim, kemi treguar se çfarë jemi në gjendje që të bëjmë”.

“Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe kritikat”, vazhdoi Andriy.

“Së bashku, kemi treguar se mund të jem garues të fortë”.

Shevchenko po synon që karrierën e tij ta vazhdojë në drejtimin e ndonjë klubi.

Të interesuar për shërbimet e tij janë shfaqur klubi i madh ukrainas, Shakhtar Donetsk.