Futboll

Performanca e ekipeve italiane në kupat e Evropës sipas Capello-s


Fabio Capello në një intervistë për mediat italiane, bëri një bilanc për rezultatet dhe performancën e ekipeve italiane në kupat e Evropës:

“Bilanc akoma nuk mund të bëhet, por përshtypja e parë, për çfarë kemi parë deri tani në nivel të përgjithshëm, nuk ka qenë positive”

Nëse kjo lidhej me rezultatet apo me mënyrën e lojës, ai tha:

“Janë luajtur vetëm ndeshjet e para. Rezultatet mbeten per t’u parë. Por çështja duhet parë në mënyrën si janë zhvilluar këto ndeshjet e para. Dhe e përsëris: ka gjëra që më bën të mendoj”.

Është pikërisht ajo çfarë ai tha pas humbjes së Lazio-s me Bayern 1-4, më flagrantja e humbjeve të skuadrave italiane në Champions.

“Ta lemë një ndeshje të vetme dhe le të bëjmë një arsyetim të përgjithshëm. Do të thoja që futbolli ynë nuk superon dot limitet e veta, supremacia e taktikës, më keq, e takticizmit në çdo lloj aspekti që bën të mundur të fitosh në nivel ndërkombëtar”.

Sipas tij këto aspekte janë: “Përqëndrimi, forca, energjia, intensiteti, dhe cilësia e lojtarëve. E theksoj: cilësia e lojtarëve. Pa këtë përbërës nuk ndërtohen skema fituese. Nëse do të ngresh nivelin duhet ta pasurosh ekipin me lojtarë cilësorë. Kur ka ndodhur kjo, deri dhjetë vjet më parë, ishte shumë më e lehtë të ishe protagonist . Të paktën me klube, se me nacionale është diçka tjetër.”

Ndërkohë, per pjesëmarrjen e Ibrahimovic në Festivalin e Sanremo-s, ndërkohë që për Milan-in janë shfaqur shenjat e rënies, Capello, trainer i kohëve të lavdishme të këtij ekipi, tha shkurt: “Do t’i thoja fare thjeshtë -Jo!”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore