Përballje

“Perfeksioni Conte” e ka vendin në Ligën e Kampionëve


Antonio Conte pas fitores ndaj Arsenalit

Të kesh momentum ka qenë një komoditet i vlefshëm që vështirë ta kesh pasur këtë sezon në Premier Ligë. Por, aktualisht Tottenham e ka, sidomos pasi mposhti Arsenalin, dhe besoj se do ta kenë edhe për një kohë, meqë trajner kanë Antonio Conten, shkruan gazetari i sportit Phil McNulty, në BBC.

Në derbin londinez Tottenham fitoi me rezultat të pastër 3-0 dhe McNulty meritat ia lë krejtësisht ekselencës së trajnerit italian.

Spurs, ashtu siç Conte i udhëzoi, shkuan me mentalitetin për “ta mbytur lojën”. Ata fituan me golat e Harry Kane, minuta 22 dhe 37 dhe më pas e mbyllën me golin e Son Heung-min.

Conte e ka transformuar shpirtin e ekipit prejse zëvendësoi në stolin e trajnerit, Nuno Espirito në shtator. Prandaj, shkruan McNulty, ai meriton të jetë pjesë e sezonit të ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

“Mënyra se si Conte festoi në fund të takimit, jep shenja se edhe ai e ka në mendje të njëjtën gjë”.

Tottenham aktualisht është në vendin e 5-të, me 65 pikë, vetëm një më pak se Arsenal që zë vendin e 4-të. Ka golaverazh më të mirë se Arsenal dhe kur kanë mbetur vetëm edhe dy ndeshje në sezonin e rregullt, ka orar më të lehtë po ashtu.

Fitorja ndaj Arsenalit shënon herën e parë, qysh nga viti 1961, që Tottenham arriti tri fitore radhazi ndaj rivalëve të qytetit.

Gjithashtu, prejse Conte ka marrë timonin, vetëm Manchester City dhe Liverpool kanë kapur më shumë pikë në këtë sezon se ai. Po ashtu, vetëm këto dy ekipe kanë shënuar më shumë gola se Tottenham.

Kështu që, arritën top-katërshen që siguron një vend në Ligën e Kampionëve apo jo, presidenti i klubit, Daniel Levy, duhet të bëjë krejt çfarë është e mundur ta mbajë Conten. Sa u përket fansave të klubit, ata s’kanë dyshime. Conte i ka bërë për vete tashmë.

Conte prejse ka ardhur, shkruan gazetari i BBC, ka treguar perfeksion, prandaj Suprsat duhet t’i rrinë pas këtij perfeksioni dhe bashkë me të, të kapin Ligën e Kamionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore