Sport

Përballë shumë ta panjohurave, Kosova zhvillon miqësoren me Jordaninë


Ditën e mërkurë, më 10 nëntor, Kosova zhvillon ndeshjen përballë miqësore përballë Jordanisë në “Fadil Vokrri”.

Për Kosovën, kjo do të shohë trajnerin e katërt në krye të kombëtares.

I pari ishte Albert Bunjaku, pastaj Muharrem Sahiti për një kohë shumë të shkurt, deri te emërimi i Bernard Challandes.

Tani, njeriu që do të ulet në stolin e dardanëve, do të jetë slloveni Primoz Gliha, edhe ky, sikur Muharrem Sahiti, pritet të jetë për një kohë të shkurt, përkatësisht vetëm për dy ndeshjet e këtij muaji.

Në vazhdën e shumë të panjohurave, po fillon ‘epoka e re’ e Kosovës.

Sonte, përballë Jordanisë, mundësinë pritet ta marrin shumë futbollist të rinj, të cilët ende nuk e kanë përfaqësuar Kosovën.

Kjo ndeshje do të shërbej edhe si provë për vizitën e 14 nëntorit në Greqi, ku Kosova luan ndeshjen mbyllëse të kualifikueseve për Botërorin ‘Qatar 2022’.

Gliha do të jetë pa tre futbollistë të rëndësishëm të cilët për disa probleme personale nuk kanë arritur të bëhen pjesë për ndeshjet e nëntorit.

Ndeshja vjen me fillim në orën 18:00.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore