Lajme

“Për një ‘m’ që ti se vë”, gafa e kryetarit të ri të dhomës së përfaqësuesve në Itali


Zakonisht është diçka që mësohet që në klasën e parë.

Lorenzo Fontana, kryetari i ri i Dhomës së Përfaqësuesve në Itali nuk ndan të njëjtin mendim.

U ndodh edhe atyre që kanë tituj që të bëjnë gabime.

Fontana dorëzoi një dokument në të cilin nuk ishte (impiegato) punonjës, por inpiegato.

Dhe ai e shkroi dy herë. Kështu të paktën ai figuron në dosjen e tij personale të depozituar në Montecitorio (selia e Dhomës së Deputetëve, dhoma e ulët e Parlamentit italian), ku ndër postet e mbajtura tregon “parlamentar evropian”.

Dokumenti u shfaq në faqen e Twitter-it të “Crazy Ass Moments in Italian Politics” e cila zbuloi këtë dokument të vitit 2018.

Megjithatë Fontana krenohet me një diplomë në Shkenca Politike nga Universiteti i Padova-s dhe një në Histori nga Universiteti Evropian i Romës, por çdo mbrojtje është e kotë kur sulmi bëhet viral.

Pas gabimeve drejtshkrimore, pozicioni i ri i tretë i shtetit prej ditësh është në pikëpyetje: për pozicionet e tij të simpatisë me Agimin e Artë, organizatën neonaziste greke; për qëndrimet e tij kundër sindikatave të homoseksualëve, të përcaktuara si “jashtëqitje”; për simpatinë e tij për Rusinë e Putin-it dhe mospëlqimin e tij për emigrantët, të cilët ai i quan “kafshë”.

Ka dhe gjëra më të rënda në jetë se një “m” që mungon, apo jo Fontana?!

Lorenzo Fontana, kush është kryetari i ri i dhomës së përfaqësuesve në Itali?

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore