Stil

Për Meghan-in kthimi pas dy vjetësh në MB e bën të ndjehet mirë


Dukesha e Sussex-it u ka kërkuar udhëheqësve të rinj nga e gjithë bota që ta “mbushin vendin e tyre me histori” duke punuar për të “krijuar një të ardhme më të mirë”.

Meghan, në hapje të samitit të One Young World në Manchester, u ka thënë delegatëve nga 202 vende dhe territore se janë “e ardhmja” dhe “e tashmja”.

“Ju jeni ata që drejtoni ndryshimin pozitiv dhe të nevojshëm në të gjithë globin tani, pikërisht në këtë moment”, ka vijuar ajo.

Në fjalimin e saj të parë në Mbretërinë e Bashkuar që kur ajo dhe Harry u larguan për në Kaliforni, u shpreh se ndjehej shumë mirë që u kthye në MB.

Për më tepër në One Young World, ku ka qenë këshilltare që nga viti 2014.

“Ne shpesh dëgjojmë njerëz që thonë se koha është tani, unë do ta dyfishoj këtë duke thënë se koha juaj është tani. Puna e rëndësishme nuk mund të presë nesër”, ka theksuar dukesha.

“Dhe këtë javë bota po shikon teksa ju çimentoni vendin tuaj në histori duke treguar të mirën që po bëni sot në momentin e tanishëm, ndërsa ne përqafojmë momentin e tanishëm për të krijuar një të nesërme më të mirë”.

Meghan, e cila mbërriti dorë për dore me Harry-n, mori brohoritje të mëdha teksa u ngjit në skenë në Sallën Bridgewater të Manchester-it përpara 2 mijë e 300 delegatëve.

Fjalimi i saj i fundit në MB ka qenë në mars 2020 në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Çifti mori trenin nga Londra në Manchester, pasi kishte udhëtuar për në stacionin Euston me një Range Rover elektrik të shoqëruar nga dy ish-oficerë policie metropolitane, që mendohej se ishte pjesë e detajit të sigurisë së tyre private.

Ata po qëndrojnë në ish-shtëpinë e tyre martesore, Frogmore Cottage, afër shtëpisë së re të Dukës dhe Dukeshës së Cambridge-it, Adelaide Cottage në Windsor. Por nuk dihet nëse ata do të takohen së bashku.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore