Lajme

Për herë të parë, një grua komandon një transport avioni në Kaliforni


Kapitenja Amy Bauernschmidt.

Për herë të parë, një transport i avionëve të Marinës në Kaliforni, po komandohet nga një grua.

Kapitenja Amy Bauernschmidt, javën e kaluar mori komandën e USS Abraham Lincoln në San Diego.

Mirëpo, për të kjo nuk është hera e parë.

Bauernschmidt, ishte gjithashtu gruaja e parë që ishte zyrtare ekzekutive, në një transportues të avionëve.

Përveç kësaj, Bauernschmidt mbajti punën e zyrtares ekzekutiv, gjithashtu në Lincoln, nga viti 2016 deri në vitin 2019 kur anija ishte e vendosur në Hampton Roads.

Gjithashtu, detyra e saj e fundit ishte oficere komandante në USS San Diego.

Bauernschmidt ka përfunduar shërbime të ndryshme për helikopterë gjatë gjithë karrierës së saj të Marinës.

Ajo është anëtare e Klasës Amerikane të Akademisë Detare të vitit 1994, e cila ishte klasa e parë e diplomimit në të cilën gratë u lejuan të shërbenin në anije luftarake dhe avionë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore