Kosova

Për dy muaj Dogana e Kosovës sjell 26 milion euro më shumë se vitin e kaluar


Dogana e Kosoves

Përmbyllja e muajit shkurt të këtij viti ka prodhuar rezultate në rritjen e të hyrave të Doganës në Republikën e Kosovës.

Dogana ka arritur që në dy muajt e parë të vitit 2022 të grumbulloj 16.5 përqind më shumë të hyra, se në dy muajt e parë të vitit të kaluar.

Gjatë vitit 2021 për muajin janar dhe shkurt, dogana kishte grumbulluar 159 milion euro deria përmbyllja e muajit shkurt të vitit 2022 ka sjell 185.3 milion euro (26 milion euro më shumë se vitin e kaluar).

Trendi pozitiv që dogana kishte gjatë vitit 2021 ka vazhduar edhe gjatë vitit 2022.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente thotë se do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore