Sport

Pensionimi po afrohet për Hamilton-in


Karriera e jashtëzakonshme e Hamilton-it në Formula 1 me sa dukryt po vjen drejt fundit.

36 vjeçari momentalisht është i fokusuar që të shtoj edhe disa suksese në listën e gjatë që po posedon.

Por, fakti është që Hamilton ka rinovuar me Mercedes-in vetëm për një vit, dhe në vitin 2022 do ketë ndryshim të rregullores në F1, kur vjen koha për negociata përsëri.

Zak Brown, drejtori i McLareb, tha që pilot të Mercedes-it për sezonin 2022 pret që të jenë Max Verstappen dhe George Russell.

Zak beson që Hamilton-i do e fitoj titullin e tetë këtë sezon dhe pastaj do të tërhiqet nga sporti.

Edhe babai i Lewis, Anthony Hamilton, shtoi dyshimet për vazhdimësinë e birit të tij në F1.

“Ai po “plaket” dhe dëshiron të provoj gjëra tjera”, tha Anthony, “ka më shumë në jetë se sa sporti, por tani, ai ka marrëveshje edhe për një sezon”.

Edhe ish garuesit e Formula 1, Mark Webber dhe David Coulthard pajtohen se Hamilton është afër fundit.

“Lewis po bën përpjekjet e fundit”, tha Webber, “duhet të jesh naiv që të mendosh që ai do të garoj edhe për tre vjet”.

“Një vit, ndoshta. Por, unë personalisht mendoj që ai do të tërhiqet në fund të sezonit”.

Edhe Coulthard mendon njejtë.

“Besoj që është e mundur”.

“Rregullat e reja janë të bëra për pilotët e ri, nuk e besoj se Hamilton ka më vend në këtë sport”, tha Coulthard.

Hamilton tha që ky sezon pret që të jetë më i ashpri për titullin, me Max Verstappen dhe RedBull që duken më bindës se ai dhe Mercedes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore