Shqipëria

Peleshi pas vizitës në Maqedoninë e Veriut: Rritja e bashkëpunimit dypalësh në fokus


Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, gjatë një vizite në Maqedoninë e Veriut, të shtunën e 6 nëntorit ka bërë me dije se janë dakordësuar për të rritur bashkëpunimin dypalësh.

Peleshi pas takimit me Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferri, ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani si dhe homologen e tij Radmila Shekerinska, theksuan bashkëpunimin dypalësh, sidomos në fushën e arsimimit, edukimit, stërvitjes dhe mbrojtjes civile.

Gjithashtu, përveç kësaj bashkëpunimi do të rritet dhe në zhvillimet në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Konkretisht në takim u përmend një qasje rajonale për projektin DIANA në kuadër të NATO-s.

Në vijim të takimit u përmend dhe ndërveprimi në iniciativat rajonale, US-A5, SEDM dhe Qendra Rajonale për Marrëdhëniet me publikun.

Dy homologët theksuan mbështetjen për politikën e dyerve të hapura në rajon. Pelshi falënderoi Shekerinskan për qasjen pozitive dhe aktive ndaj Kosovës.

Në qendër të takimit ishte dhe situata aktuale politike në shtetin fqinj dhe perspektiva euro-atlantike e dy vendeve. Për më tepër, në fokus ata diskutuan dhe për mjedisin e sigurisë dhe mbrojtjes në Ballkanin Perëndimor.

Peleshi falënderoi Xhaferrin dhe Ormanin për qasjen konstruktive ndaj çështjeve që prekin shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe për rolin që ata, por dhe i gjithë faktori shqiptar ka për të ardhmen e shtetit dhe prosperitetin e gjithë qytetarëve atje.

Në përfundim të dy palët ranë dakord si dy vende anëtare të NATO-s se perspektiva e rajonit i përket integrimit Euro-Atlantik.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore