Shqipëria

Peleshi: Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, i paligjshëm


Aneksimi i katër rajoneve të Ukrainës është i paligjshëm. Qëndrimi i Shqipërisë është i qartë, ashtu si ai i SHBA, Bashkimit Evropian, NATO-s dhe shteteve të tjera demokratike.

Kështu ka deklaruar ministri i Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë, Niko Peleshi.

Ai ka kundërshtuar pa mëdyshje këtë veprim të njëanshëm të Rusisë, që shkel hapur të drejtat themelore të Ukrainës për pavarësi, sovranitet dhe integritet territorial.

Edhe, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka dënuar referendumet e organizuara nga Rusia në Ukrainë.

Sipas saj, Shqipëria nuk do të njohë rezultatet e tyre të paracaktuara.

“Çdo aneksim i territorit të një shteti nga një shtet tjetër, që vjen si pasojë e kërcënimeve ose nga përdorimi i forcës është shkelje e parimeve të Kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore