Sport

Pele afër vdekjes, vajza e tij poston një foto të dhimbshme të legjendës në spital


Shëndeti i Pele-s thuhet se ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga pranimi i tij në Qendrën Mjekësore Albert Einstein në Sao Paulo në fund të nëntorit. Vajza e tij, Kely Nascimento, ndau një foto emocionuese të saj dhe legjendës së futbollit në spital të premten.

Pavarësisht raporteve të shumta se Pele, 82 vjeç, po i afrohet humbjes së betejës me kancerin e zorrës së trashë, Nascimento me sa duket ende beson se babai i saj do të shërohet.

“Ne jemi ende këtu, në luftë dhe në besim”, shkroi Nascimento. “Edhe një natë bashkë”.

Në foto, Nascimento shihet duke përqafuar të atin, i cili ende po lufton për jetën.

Gjendja e Pele-s thuhet se është përkeqësuar dhe nuk po i përgjigjet më trajtimit. Ai po merr vetëm kujdes paliativ për ta ndihmuar të marrë frymë dhe të zbusë dhimbjen.

Komentet e fundit të Pele në Instagram ishin për të uruar Lionel Messi-n dhe Argjentinën për fitimin e Kupës së Botës FIFA 2022 në Katar.

Vajza e tij kishte konfirmuar më parë se Pele do të kalonte sezonin e festave në spital përkrah familjes.

Nascimento së fundmi falënderoi fansat për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të vazhdueshme për Pele-n.

“Ne, si gjithmonë, jemi mirënjohës për gjithë dashurinë që na transmetoni këtu në Brazil dhe në të gjithë botën”, tha Nascimento. “Dashuria juaj për të, historitë tuaja dhe lutjet tuaja na ngushëllojnë jashtëzakonisht shumë, sepse ne e dimë se nuk jemi vetëm”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore