Përballje

Peja vazhdon me fitore, mposht Bashkimin


Peja e ka shënuar fitoren e shtatë radhazi në elitën e basketbollit kosovar, duke mundur kësaj radhe Bashkimin me rezultat 95:79, sfidë kjo e zhvilluar në kuadër të Prince Caffe Superligës së Kosovës në basketboll.

Pejanët e nisën furishëm çerekun e parë duke ngritur epërsinë dhe e fituan bindshëm këtë pjesë 33:14.

Por, prizrenasit u rikthyen në periudhën e dytë për të ngushtuar shifrat në 47:39, sa përfundoi pjesa e parë e kësaj përballje.

Portokallezinjtë vazhduan me lojë të mirë në periodën e tretë, ku ngushtuan rezultatin edhe më shumë, në 50:47, e më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, ndërsa në fund pejanët shkëputen sërish për 72:64.

Në dhjetë minutat e fundit prizrenasit tentuan rikthimin, por Peja nuk lejoi një gjë të tillë dhe triumfoi 95:79.

Te verdhezinjtë u dallua Jalen Tate me 23 pikë, nëntë kërcime dhe pesë asistime, ndërsa te Portokallezinjtë u dalluan Daniel Lekndreaj me 15 pikë e 12 kërcime dhe Fisnik Rugova me 22 pikë e 13 kërcime.

Peja ka 20 fitore e shtatë humbje, kurse Bashkimi 11 fitore e 15 humbje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore