Sport

Pedri dhe Ferran Torres mungojnë kundër Real Madrid-it


Barcelona udhëton për në Arabinë Saudite për Superkupën e Spanjës, por Ferran Torres dhe Pedri nuk do të jenë në aeroplan me bashkëlojtarët e tyre.

Dy lojtarët janë ende pozitiv në testin për COVID-19 dhe nuk do të jenë të disponueshëm për gjysmëfinalen e Superkupës së Blaugranave kundër Real Madridit të mërkurën më 12 janar.

Pedri do të kishte qenë në gjendje të luante nëse do të kishte rezultuar negativ, por Ferran ende nuk është regjistruar për shkak të problemeve të pagave të Barcelonës, pas lëvizjes së tij nga Manchester City.

Ronald Araujo dhe Frenkie de Jong të dy pësuan lëndime gjatë ndeshjes së Barcelonës në Copa del Rey kundër Linares.

Megjithatë, të dy lojtarët do të fluturojnë për në Arabinë Saudite me ekipin.

Qendërmbrojtësi uruguaian pritet të jetë në gjendje të luajë, pas dëmtimit të Eric Garcia, i cili do të mungojë për pesë javët e ardhshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore