
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë ditës është takuar me të dërguarin e posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin kanë diskutuar për çështjet aktuale botërore dhe rajonale, pra nga dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë deri te përmirësimi i marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Serbisë dhe Britanisë së Madhe.
Kështu të paktën ka njoftuar në një komunikatë për media zyra e Presidentit të Serbisë.
Vuçiç në bisedë me Peach, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ka theksuar se Serbia insiston në ruajtjen e paqes, stabilitetit të plotë dhe sigurisë, veçanërisht për serbët në Kosovë.
“Serbia po bën përpjekje të mëdha për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme përmes dialogut dhe kompromisit, pa zgjedhje të imponuara”, thuhet të ketë thënë Vuçiç.
Në anën tjetër Peach, thuhet se ka falënderuar Vuçiç’in për angazhimin e tij në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po mbështet aspiratat evropiane të Serbisë, duke theksuar se është e nevojshme të përmirësohen edhe më tej të drejtat e njeriut dhe të punohet në reforma në fusha të ndryshme”, ka thënë Peach.
/Albanianpost.com-
Kanceri i qafës së mitrës, ndër 10 më të përhapurit në Shqipëri/ Mundësi unike nga SIGAL UNIQA që nuk duhet humbur nga gratë dhe vajzat
-
Sherr në lokal, adoleshenti plagos rëndë moshatarin
-
“S’e thyen as Millosheviç-in sanksionet”, propagandisti rus gëzohet me deklaratën e Milanoviç-it: Mirë që ka njerëz të tillë në Evropë
-
Fluturon, fluturon… Albin Kurti!