Kosova

PDK-ja s’rrinë në Kuvend për adresimin e Presidentes – “Osmani ka dështuar të shërbejë si përfaqësuese e unitetit të popullit”


Kuvendi i Kosovës.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, nuk do të qëndrojë në sallë në sallë për të dëgjuar adresimin e presidentes Vjosa Osmani.

Me arsyetimin se e para e shtetit është treguar e paaftë për të ushtruar funksionin kushtetues të unitetit të popullit dhe “dështime të tjera sistematike”, kështu ka bërë të ditur shefi i grupit të kësaj partie, Abelard Tahiri, përmes një postimi në Facebook.

“Presidentja Osmani ka përdorur instrumentet e institucionit të Presidentes për të realizuar qëllimet e pushtetit, në mënyrë të kundërligjshme dhe kundër kushtetuese, siç është rasti me shkarkimin e ish Kryetares së KQZ-së, znj. Valdete Daka, një skandal që u pasqyrua edhe në Raportin e BE-së për Vendin”, ka shkruar Tahiri si arsyetimin e parë të këtij bojkoti.

Shefi i grupit të PDK-së, Abelard Tahiri.

Ai ka thënë se zhvillimet politike që kanë qenë në interes të shtetit kanë treguar dështim të presidentes.

“Presidentja Osmani nuk ka arritur të lexojë në mënyrë të pavarur nga pikëpamjet e mazhorancës që e ka zgjedhur, raportet, temat dhe zhvillimet politike që janë interes i shtetit të Kosovës”.

Përveç politikës, dështim tjetër ka deklaruar se ka pasur edhe në rolin kushtetues nga ana e presidentes.

“Presidentja Osmani ka manifestuar një paaftësi totale për të ushtruar rolin kushtetues, me theks të veçantë në agjendën e politikës së jashtme të Republikës së Kosovës”.

Ndërkaq, ka theksuar se nuk është parë e interesuar dhe as e “angazhuar” për të siguruar njohje të reja ndaj Kosovës.

“Përderisa ish bashkë partiakja e saj në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ka dështuar në mënyrë sistematike për t’iu kundërvënë mësymjes së Serbisë kundër shtetësisë sonë, ngjashëm siç kanë dështuar që të dyja së bashku për të konsoliduar diplomacinë dhe përfaqësimin e Kosovës në marrëdhënie diplomatike”.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Tahiri ka shtuar se, “presidentja Osmani ka dështuar të angazhohet për anëtarësimin e Kosovës në mekanizma dhe organizata ndërkombëtare”.

Presidentja, siç konsideron shefi i grupit të PDK-së nuk ka ndërmarrë asnjë lloj iniciative brenda kompetencave3 të veta, “as në rrafshin e brendshëm dhe as në atë të jashtme”.

“Presidentja Osmani ka legjitimuar ndërhyrjet e pushtetit në institucionet e pavarura dhe deri më sot, nuk ka pasur asnjëherë mendim a qëndrim shtetëror si Presidente, ndaj çështjeve dhe temave që kanë karakterizuar degradimin e qeverisjes në kurriz të qytetarëve”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore