Lajme

PDK dhe AAK s’votojnë, dështon ratifikimi i një marrëveshjeje ndërkombëtare


Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës, të enjten, nuk ka arritur ta ratifikojë marrëveshjen në mes të Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B” ka dështuar në seancën e sotme të Kuvendit pasi nuk pati vota të mjaftueshme.

Për ratifikimin e këtij projekti votuan vetëm 72 deputetë nga 81 sa duhet për të kaluar një marrëveshje ndërkombëtare.

Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk e votuan këtë marrëveshje meqë të dy partitë janë deklaruar se nuk do ta votojnë asnjë marrëveshje ndërkombëtare.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës votoi pro me arsyetimin se është projekt jetik për Kosovën.

Kjo marrëveshje ka të bëjë me rehabilitimin e hekurudhës prej Fushë-Kosovës deri në Mitrovicë.

Megjithatë gjatë seancës ligjvënësit kosovarë kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.

Për miratimin e këtij projektligji kanë votuar 62 deputetë.

Deputetët e Parlamentit të Kosovës kanë miratuar në lexim të dytë shqyrtimin e Projektligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Për votimin e këtij projektligji kanë votuar 66 deputetë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore