Shqipëria

PD me draft amendamentesh, Basha: Nga reforma territoriale te vetingu i politikanëve


“Lidhur me kthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë, me punësimin e shqiptarëve, çmimet, rrogat, fatin dhe sigurinë e tyre, grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar brenda kësaj jave në parlamentin e Shqipërisë amendamentin për tre çështje”.

Këtë e bëri me dije, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së zhvilluar në selinë blu  të hënën e 18 tetorit.

“Zhbërja e ndryshimeve të njëanshme të Kushtetutës së 30 korrikut , miratimi i komisionit të Reformës Zgjedhore dhe vetingu i politikanëve”, sipas Bashës janë tre amendamentet.

Sipas Bashës, amendamenti kushtetues për vetingun e politikanëve, është bërë në përputhje me opinionin komisionin e Venecias të fundvitit 2018.

“Në përputhje me qëllimin për të bërë vetingun për politikanët e lidhur me krimin, për pasuritë e tyre, të familjarëve të tyre, apo ortakeve, të hapura apo të fshehura, brenda apo jashtë është qëllim legjitim”.

Kryedemokrati theksoi se  vetingu i politikanëve ka të bëjë me një dëshirë nga socialistë dhe demokratë për të pasur një politikë pa lidhje me krimin.

Kryedemokrati gjithashtu theksoi se amendamenti i tretë ka të bëjë me reformën territoriale.

“Kjo reformë ka si qëllim të kthejë shërbimet e munguara për qytetarët.

Këto propozime do të dorëzohen në Kuvend ditën e mërkurë.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore