Partia Demokratike (PD) ka kallëzuar këtë të mërkurë të 31 korrikut në Prokurorinë e Posaçme SPAK ministrin e ri të Mbrojtjes, Pirro Vëngu.
Mësohet se kallëzimi është bërë për një procedurë tenderi nga Autoriteti Portual Durrës, ku Vëngu ka qenë drejtor.
Referuar akuzave të drejtuara nga selia blu, bëhet fjalë për një kontratë me vlerë 12 milionë euro të nënshkruar nga Vëngu.
Procedura e tenderit bëhet me dije se është realizuar në muajin Korrik 2024 nga Autoriteti Portual Durrës, i cili ka nënshkruar një kontratë konsulence me kompaninë holandeze Royal Haskoning DHV, me vlerë 12 milionë euro, për mbikëqyrjen e punimeve për ndërtimin e portit të ri të integruar të Durrësit në Porto-Romano.
Kontrata – sipas PD-së – është lidhur me negocim të drejtpërdrejtë ndërmjet Vëngut dhe përfaqësuesve të kompanisë private Royal Haskoning DHV, pa iu nënshtruar procedurave të zakonshme të prokurimit publik.
“Vëngu rezulton se ka shmangur të gjitha rregullat e prokurimit publik, duke përzgjedhur drejtpërdrejtë kompaninë fituese, duke cenuar interesin publik dhe dëmtuar rëndë Buxhetin e Shtetit, me qëllim përfitimin ekonomik të subjektit privat”.
“Në këto kushte, ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara mbi prova, se Pirro Vëngu, ish-drejtor i Autoritetit Portual Durrës, dhe aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka konsumuar veprat penale të ‘Shpërdorimit të detyrës’ dhe ‘Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike’, të parashikuara nga nenet 248 dhe 258 të Kodit Penal”, referuar akuzës së PD-së.
Pirro Vengu ka mbajtur poste të rëndësishme gjatë qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.
Ai ka qenë edhe drejtori i Antikorrupsionit në Kryeministri. Po ashtu Vengu ka mbajtur më parë edhe postin e shefit të kabinetit në ministrin e Jashtme, që dikur drejtohej nga Ditmir Bushatit.
Së fundmi, ai ka mbajtur pozitën e drejtuesit të Portit të Durrësit.
Vengu është emëruar tanimë nga kryeministri Edi Rama si ministër i Financave.
Këtë të mërkurë të 31 korrikut, pas betimit te presidenti, ai do të nisë punën në krye të këtij dikasteri.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Policia ngre alarmin për disa “mesazhe mashtruese” që vjedhin llogaritë e mediave sociale
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
Lajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Serwer: SHBA-ja të ndihmojë Kosovën në planifikimin e lëvizjeve të ardhshme në veri