Shqipëria

PD duhet të vendosë zëvendësuesin e Alibeajt, Bardhi thërret takim urgjent


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka thirrur një takim urgjent të Këshillit Kombëtar, për të komanduar drejtuesin e ri të forcës së djathtë politike.

Sipas një njoftimi për shtyp, Bardhi është njohur me vendimin e Alibeajt dhe ka thirrur takimin urgjent, për të situatën me nënkryetaren e partisë, Jorida Tabakun.

Sipas një neni të statutit të PD-së, më saktësisht ai 46, në mungesë të zgjatur të kryetarit dhe me autorizim të tij, njëri prej nënkryetarëve e zëvendëson kryetarin.

Në mungesë të këtij autorizimi, duke përfshirë rastet e dorëheqjes nga detyra të kryetarit, është Sekretari i Përgjithshëm, ai i cili mbledh Këshillin Kombëtar, i cili më pas komandon nënkryetarin që do të drejtojë Partinë deri në rikthimin e kryetarit në detyrë apo zgjedhjen e kryetarit të ri.

Dorëheqja e Alibeajt

“Partia Demokratike ka arritur ta tejkalojë sfidën e zgjedhjeve dhe të mbijetojë”.

Ka qenë kjo deklarata e parë e dhënë nga kreu i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, pas zgjedhjeve vendore të 14 majit, ku demokratët nuk arritën të marrin asnjë bashki në rang vendi, me logon zyrtare, i cili ka lënë mandatin e tij në krye të forcës së djathtë politike, për t’i hapur rrugë të tjerëve

“Unë po largohem për t’i hapur rrugën një drejtimi kolegjial të partisë, në këtë fazë që hedh themelet për të ardhmen”, tha ai përmes një deklarate për shtyp. “Ka qenë një vendim i Kryesisë që  vendosi që pozicionin drejtues, ta mbaja deri pas zgjedhjeve vendore. Tashmë që zgjedhjet përfunduan, po largohem nga drejtimi dhe do të vazhdoj të ushtroj detyrën time dhe përgjegjësinë ndaj demokratëve, si nënkryetar dhe pjesë e Kryesisë së Partisë Demokratike”.

Sipas tij, PD-ja zyrtare ka pasur një sërë arritjesh gjatë këtij viti që ai e ka drejtuar dhe për këtë, Alibeaj “ndihet krenar”.

Mbi të gjitha, ai e përshkruan si arritje të madhe faktin se PD nuk është zhbërë dhe as nuk ka shkuar drejt Lindjes (duke përmendur faktin se mbetet një parti perëndimore, euroatlantike).

“Ne nuk kemi lejuar që Partia Demokratike të shkojë në rrugën qorre të antiamerikanizmit”, iu referua ai më së shumti faktit se Sali Berisha, është shpallur si non grata nga SHBA-të dhe Britania e Madhe.

Po ashtu, ai nuk do të jetë më as drejtues i Grupit Parlamentar demokrat, siç e ka bërë me dije vetë.

Partia, në fjalët e tija, duhet të riorganizohet në mënyrë kapilare, në bazë të parimeve demokratike, siç edhe është theksuar vazhdimisht gjatë fushatës elektorale.

“Partia duhet të ketë rregulla të reja, parime të reja, për t’u ndarë nga e kaluara berishiste dhe për të ndërtuar një aleancë me potencial për 2025-ën”.

Ajo çfarë duhet të ngjajë ndërkaq në vijim, duhet të jetë një analizë serioze për efektet e përçarjes së PD-së në rezultatin e zgjedhjeve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore