Sport

Pavard refuzon rinovimin e kontratës me Bayern-in


Një ndër mbrojtësit më të mirë në botë, Benjamin Pavard, ka refuzuar ta rinovojë kontratën me klubin e tij, Bayern Munich.

Sipas asaj që raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, mbrojtësi francez u ka thënë “Jo” bavarezëve.

Kontrata aktuale e francezit skadon në verën e vitit të ardhshëm, por me gjasë Bayern-i do ta shesë atë gjatë këtij afati kalimtar veror, për mos ta humbur me parametra zero kur t’i skadojë kontrata.

Në këtë mënyrë, shumë klube janë të interesuara për të, por garën e kryeson Barcelona dhe Inter.

Kujtojmë që Pavard është pjesë e Bayern-it që nga vera e vitit 2019, kur u transferua nga Stuttgart për shumën e 35 milionë eurove.

Ai ka pasur paraqitje të mira në këtë sezon, duke shënuar shtatë gola dhe duke dhuruar një asistim në 43 ndeshje në të gjitha garat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore