Sport

Paul Pogba shfaqet tejet i nervozuar me Pavard


Mes spektaklit dhe ngjarjeve interesante në finalen e Ligës së Kombeve, të zhvilluar mbrëmjen e së dielës ndërmjet Spanjës dhe Francës, ndodhi dhe një episod interesant me mesfushorin francez, Paul Pogba.

Derisa rezultati ishte 0:0, Pogba mori një top një mbrojtje dhe për pak sa nuk bëri ndonjë gabim fatal, pasi që u gjend i rrethuar në presion nga kundërshtarët, derisa bashkëlojtarët e tij nuk i kishte afër për t’iu pasuar topin.

28-vjeçari më pas u faulua nga spanjollët, por ai me shumë nervoz iu drejtua shokut të tij të skuadrës, Benjamin Pavard, i cili nuk i ofroi atij ndihmë në momentin që gjendej në presion.

Pas këtij reagimi tejet të nervozuar nga anëtari i Manchester United, ishte trajneri i Francës, Didier Deschamps i cili provoi të qetësonte atë.

Ndërkohë, Pogba bëri një ndeshje shumë të mirë në mbrëmjen e kaluar, madje ai u vlerësua me notën më të lartë në fushë nga dy ekipet.

Sa i përket ndeshjes, Franca arriti ta fitojë atë me golat e Benzema dhe Mbappe të cilët përmbysën epërsinë e Spanjës që shënuan me Oyarzabal.

https://www.youtube.com/watch?v=5zQJnLTHhPQ&ab_channel=JD20

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore