Biznes

Patagonia vihet në shërbim të luftës ndaj krizës klimatike


Pronari miliarder i Patagonia-s po ja kushton fitimet e kompanisë luftës kundër shkatërrimit të klimës së Tokës.

Yvon Chouinard, i cili e ktheu pasionin e tij për ngjitjen në mal në një nga markat më të suksesshme të veshjeve sportive në botë, po i jep të gjithë kompanisë një strukturë unike.

Të gjithën për të pompuar të gjitha fitimet e kompanisë në shpëtimin e planetit.

“Për momentin, Toka është aksioneri ynë i vetëm”, njoftoi kompania.

“Të gjitha fitimet, në përjetësi, do të shkojnë në misionin tonë për të shpëtuar planetin tonë”, ka vijuar njoftimi.

83-vjeçari punoi me gruan dhe dy fëmijët e tij, si dhe ekipe avokatësh të kompanisë për të krijuar një strukturë që do të lejojë Patagonia-n të vazhdojë të funksionojë si një kompani fitimprurëse, të ardhurat e së cilës do të shkojnë për të përfituar përpjekjet mjedisore.

“Nëse kemi ndonjë shpresë për një planet të lulëzuar 50 vjet nga tani, do të na duhet të gjithëve të bëjmë atë që mundemi me burimet që kemi”, ka thënë Chouinard.

Sipas tij, kjo është një tj[etër mënyrë që ka gjetur për të bërë pjesën e vet në këtë rrugëtim.

Familja e tij dhuroi dy për qind të të gjithë aksioneve dhe të gjithë autoritetin vendimmarrës për një trust, i cili do të mbikëqyrë misionin dhe vlerat e kompanisë.

Çdo vit, paratë që Patagonia fiton pas riinvestimit në biznes do t’i shpërndahen organizatës jofitimprurëse për të ndihmuar në luftimin e krizës mjedisore.

Referuar deklaratës, struktura ishte krijuar për të shmangur shitjen e kompanisë ose marrjen e saj publike, gjë që mund të kishte nënkuptuar një ndryshim në vlerat e saj.

‘Në vend që ta transformojmë atë në pasuri për investitorët, ne do të përdorim pasurinë që krijon Patagonia për të mbrojtur burimin e të gjithë pasurisë”, ka treguar pronari i kompanisë.

Chouinard dhe Patagonia kanë qenë prej kohësh themelues në aktivizmin mjedisor dhe përfitimet e punonjësve.

Në gati 50 vitet e funksionimit të saj, kompania me bazë në Ventura, ka qenë e njohur për përfitime të shumta për punonjësit, duke përfshirë çerdhet në terren.

Në vitet ‘80, kompania filloi të dhuronte një për qind të shitjeve të saj për grupet mjedisore, një program i zyrtarizuar në vitin 2001 si “një për qind për skemën e planetit”.

Sakaq, programi ka rezultuar në 140 milionë dollarë donacione për ruajtjen dhe restaurimin e mjedisit natyror.

Marrë nga “The Guardian”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore