Vende

Pasaportat më të fuqishme në botë – Ku qëndrojnë Shqipëria e Kosova?


Pasaportat

Pasaportë e fuqishme nënkupton mundësinë që ta ofron ky dokument për të udhëtuar në sa më shumë vende pa nevojën e marrjes së një vize.

Çdo vit, kompania që merret me migrimin dhe konsulenca për shtete e qytetarë rreth lëvizjes në nëpër botë Henley & Partners, renditë pasaportat më të fuqishme në botë.

Parametrat janë fare të thjesht – në sa vende mund të udhëtosh me pasaportën e atij shteti.

Dhe, sipas Henley Passport Index, pasaporta e Shqipërisë është e 49-ta në botë, pasi, pa viza me pasaportë shqiptare mund të udhëtosh në 114 shtete.

Shumë më poshtë qëndron Kosova.

Me pasaportën e Kosovës mund të udhëtosh në vetëm 53 vende pa viza, kështu që mban vendin e 90-të, bashkë me Butanin, Kamboxhian, Çadin, Komorosin dhe Nigerin.

Përndryshe, pasaporta më e fortë në botë, sipas Henley Passport Index, është ajo e Japonisë.

Pasaporta e Japonise

Me pasaportë të Japonisë mund të udhëtoni pa viza në 193 vende. Asnjë pasaportë tjetër nuk mund ta ofrojë këtë qasje.

Vendin e dytë e ndajnë pasaportat e Singaporit dhe Koresë së Jugut. Nga këto shtete mund të shkosh në 192 shtet të tjera pa vizë.

Kurse Gjermania e Spanja janë në vendin e tretë me mundësi udhëtimi në 190 shtete.

Finlanda, Italia e Luksemburgu ndajnë vendin e katërt. Me pasaportat e këtyre shteteve udhëton në 189 shtete.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në vendin e shtatë, bashkë me Norvegjinë, Zvicrën, Zelandën e Re dhe Belgjikën. Me pasaportat e këtyre shteteve udhëton pa viza në 186 vende.

Shteti me pasaportën më të dobët është Afganistani. Kush ka pasaportë të Afganistanit mund të udhëtojë pa vizave vetëm në 26 vende.

Pasaporta shumë të dobëta janë edhe ato të Irakut, Sirisë, Pakistanit, Jemenit, Somalisë, Palestinës e Nepalit.

Të gjitha këto shtete kanë pasaportë edhe më të dobët se Koreja e Veriut.

Me pasaportë të Koresë së Veriut mund të udhëtoni pa viza në 39 shtete, në vetëm 14 shtete më pak se me pasaportën e Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore