Ka akoma më shumë probleme dëmtimesh për Inter-in, pasi pas Mehdi Taremi-t, tashmë probleme muskulare pësuan edhe Marko Arnautovic dhe Piotr Zielinski.
Zikaltërit janë dy javë larg fillimit të sezonit të Serie A, por trajneri Simone Inzaghi ka një skuadër të shkatërruar nga dëmtimet.
Nënshkrimi i verës, Taremi, tashmë ishte përjashtuar për dy deri në tre javë për shkak të tendosjes së kofshës, pasi bëri përshtypje në ndeshjet miqësore parasezonale.
Tani atij i janë bashkuar në tryezën e trajtimit bashkëlojtarët Arnautovic dhe Zielinski.
Të dy lojtarët u përfshinë në barazimin miqësor ndaj Piza-s të shtunën dhe dolën duke çaluar nga fusha.
Testet në qendrën mjekësore treguan se reprezentuesi austriak Arnautovic e ka tërhequr pak kofshën e majtë dhe nivelet e tij të fitnesit do të vlerësohen çdo ditë.
Sa i përket mesfushorit polak Zielinski, ai ka tendosur kofshën e majtë dhe është jashtë të paktën deri në javën e ardhshme.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi