Lajme

Pas një beteje të përgjakshme, Ukraina pranon se ka humbur Soledar-in


Ukraina ka pranuar zyrtarisht se ka tërhequr trupat nga qyteti lindor Soledar, pas një beteje të përgjakshme disa mujore.

Por zëdhënësi i ushtrisë ukrainase Sergui Tcherevaty nuk specifikoi se kur ndodhi.

“Pas muajsh luftimesh të vështira… forcat e armatosura ukrainase u larguan”, tha ai.

Javët e fundit janë parë luftime të egra midis forcave ukrainase dhe ruse në qytetin e minierës së kripës, i cili ndodhet në rajonin e Donbasit të kontestuar.

Moska e ka portretizuar luftën si kyçe për kapjen e qytetit strategjik të Bakhmutit dhe rajonit të çmuar të Donbasit. Por rëndësia e qytetit është e debatuar.

Instituti për Studimin e Luftës në SHBA, tha se “nuk ishte një zhvillim i rëndësishëm operacional”.

Një luftë fjalësh ka shoqëruar luftimet në terren.

Më 13 janar, Moska pretendoi se forcat e saj kishin pushtuar qytetin e rrethuar të minierave të kripës, por Kievi menjëherë e hodhi poshtë atë.

Kjo është hera e parë që Ukraina e njeh zyrtarisht humbjen e qytetit, i cili dikur ishte shtëpia e 11 mijw njerëzve përpara pushtimit rus.

Tcherevaty tha se tërheqja ishte “e kontrolluar” me “asnjë rrethim apo kapje masive të ushtarëve tanë” dhe mohoi që ushtarët të kishin rrjedhur informacione për fatin e saj.

Ai pretendoi se trupat ukrainase “u shkaktuan humbje të jashtëzakonshme” rusëve dhe theksoi se strategjia e Kievit ishte “të lodhë armikun”.

Shifrat e viktimave janë shumë të kontestuara nga të dyja palët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore