Kosova

Pas Kurtit edhe Gërvalla i reagon Borrell-it: A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim të atyre që sulmuan KFOR-in?


Donika Gërvalla

Pas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, për deklaratat e Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Diplomati spanjoll u shpreh tejet i alarmuar nga situata e sigurisë në Veri të Kosovës, sidomos pas arrestimit të një serbi nga Policia e Kosovës dhe marshimit të ushtarakëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicë, të premten.

Prandaj kryediplomatja e Kosovës përmes një postimi në rrjetin e saj social në Twitter ka pyetur se a po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim të atyre që sulmuan NATO-n?

“Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi u bë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

Kurti i përgjigjet Borrell-it: KFOR-i ishte i informuar për shkuarjen e FSK-së në Mitrovicë, dezinformimi është i rrezikshëm e i papranueshëm

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore