Jetesë & Stil

Pas aludimeve për prishje të miqësisë, Don Xhoni dhe Butrint Imeri nuk e ndjekin më njëri-tjetrin as në Instagram


Rep artisti, Don Xhoni dhe këngëtari, Butrint Imeri, kanë bërë bujë me miqësinë e tyre tash e sa kohë – por, së fundmi duket se dyshja po përjeton një krisje të raporteve.
Dyshimet kishin lindur që prej ditëlindjes së Butrintit më 3 qershor, të cilën ditë ai e kremtoi me një festë private e goxha luksoze në Shqipëri, e ku të ftuar ishin shumë fytyra publike si dhe miq e familjarë të këngëtarit.

Mungesë shënoi prezenca e Don Xhonit, e cila u komentua si “ndarje e rrugëve mes tyre” edhe nga ndjekësit e shumtë të dyshes, veç se asnjë prej artistëve nuk ka reaguar karshi këtyre aludimeve.

Ylli i hitit “Mafia”, jo që nuk ishte pjesë e festës së ditëlindjes së “vëllait” të tij – sepse kështu e quanin njëri-tjetrin më parë të dy artistët – por, as nuk e ka uruar me një postim në mediat sociale, ashtu siç bënin më parë.

Gjërat duken më të definuara, sepse Butrinti dhe Don Xhoni, emri i vërtetë i të cilit është Xhonatan Isufi, tanimë nuk e ndjekin njëri-tjetrin në median sociale, Instagram.

=

Gjithsesi, dyshja, Butrint Imeri dhe Don Xhon numërojnë një bashkëpunim muzikor – “Corazon”, i cili ishte një prej hiteve më të mëdha të lancuara viteve të fundit dhe i njëjti numëron mbi 75 milionë klikime në platformën YouTube.

Në anën tjetër, për Don Xhonin, projekti i fundit mbetet “Ike”, i publikuar javë më parë e që ka grumbulluar mbi 10 milionë klikime në kanalin e tij në YouTube.

Derisa, Butrinti ka publikuar projektin e fundit në muajin prill të këtij vitit – “Diskoteka”, që po ashtu rezultoi goxha suksesshëm duke i sjellë atij afro 25 milionë klikime në YouTube.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore