Jetesë & Stil

Pas akuzave për racizëm nga Michael Costello, reagon edhe Chrissy Teigen


Tashmë nuk është diçka e re që modelja, Chrissy Teigen, të jetë në vëmendje të mediave për skandale të saja në raport me njerëzit e tjerë.

Së fundmi, Teigen, ishte në ballinat e tabloideve botërore për akuzat ndaj saj të ngritura nga stilisti me renome ndërkombëtare, Michael Costello.

Costello e kishte akuzuar Teigen për “racizëm”, teksa e ka theksuar si arsye që e kishte shtyrë atë të mendojë për vetëvrasje.

“Si rezultat i asaj që Chrissy Teigen më bëri në 2014, nuk jam mirë. Unë mund të mos jem kurrë në rregull, por sot vendos të them të vërtetën time”.

“Thjesht dua që njerëzit të kuptojnë se edhe unë jam njerëzor dhe ky ishte trajtimi më çnjerëzor që është bërë ndonjëherë nga dikush që ka parë dekada duke punuar fort, duke ndërtuar një markë, të shkërmoqet nga një koment”, ka shkruar ai në një postim të publikuar në Instagram.

Por, ajo që bëri akoma më shumë bujë, ishin disa biseda private të Instagramit, të cilat stilisti i publikoi për të shfaqur “fytyrën e vërtetë” të modeles.

“Racistët si ju vuajnë dhe meritojnë të vdesin. Ju mund të dëshironi të vdisni. Karriera juaj ka mbaruar, vetëm shikoni”, thuhej në porositë e Instagramit rreth të cilave akoma nuk është konfirmuar nëse janë të vërteta apo false.

Por, modelja e njohur, Chrissy Teigen, së fundmi ka reaguar dhe ka thënë se është e befasuar dhe e zhgënjyer nga akuzat e Michael Costello kundër saj, teksa mesazhet i ka quajtur “false” dhe “të pretenduara”.

“Nuk kam as një ide se çfarë dreqin po bën Michael Costello. Ai sapo publikoi një deklaratë, ku nuk e pranoi se sa false ishin DM-të, dhe tani pretendon të ketë email-e që nuk ekzistojnë. Kështu që ndërsa ai sajon (shpresojmë se me dikë më të talentuar në trillimin e gjërave këtë herë)”, shkroi Chrissy.

Ngjarja ndodhi pak ditë pasi Teigen i kërkoi falje publike për sjelljet e saj jo korrekte aktores amerikane, Courtney Stodden.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore