Stil

Pas 19 vjetësh, Sean Paul thyen heshtjen për aferën e tij me Beyonce


Sean Paul dhe Beyonce

“Baby Boy”, kënga e vitit 2003 nga bashkëpunimi i Beyonce me Sean Paul ishte ndër këngët më të dëgjuara të asaj kohe.

Dhe ndërsa kënga ngriti temperaturat atë sezon, ajo gjithashtu ndezi thashethemet për romancë mes dy bashkëpunëtorëve.

Në një intervistë në “The Daily Beast”, Sean adresoi spekulimet dhe mbylli pretendimet se ai dhe Beyonce kishin diçka më shumë se një marrëdhënie pune.

“Nah! Do të doja ta bëja!” tha ai, kur u pyet nëse ata u lidhën gjatë asaj epoke. “Ajo është e bukur”.

Ai tha se ishte emocionuar kur ajo i kërkoi të punonte me të, por shpejt u bënë thashetheme që të dy ishin bashkë. Kjo përkundër faktit se ajo ishte në lidhje me reperin Jay-Z.

“Duhej të flisnim për këtë”, tha Paul, duke shpjeguar se biseda e tyre erdhi pas dy herëve të para që ata performuan këngën.

Sean Paul dhe Beyonce

“Ne kishim vetëm tre shfaqje dhe një ishte në Reggae Sumfest. Në atë kohë, ne ishim të dy në turneun Rock the Mic. Ky ishte viti 2003”, tha Paul.

“Ajo nuk ishte në të çdo ditë, por vinte në takime të caktuara. Një ditë, ne u larguam për të bërë videon dhe më pas luajtëm Sumfest. Kjo ishte hera e parë. Hera e dytë ishte në Los Anxheles, dhe një gjë e çuditshme ndodhi – dhe mendoj se kjo ishte ajo që filloi thashethemet”.

Paul, kujtoi se koncerti në Skoci nuk shkoi siç ishte planifikuar.

“Ishte ajo shfaqje kur filluam të bisedonim sepse thashethemet filluan të përhapeshin shumë. Ishte një ngjarje e MTV-së në Skoci dhe kishte paparacë gjithandej”, tha Paul

“Ne përfunduam provat dhe gjithçka ishte në rregull, kur filloi shfaqja dhe unë nisa të këndoj ‘You’re a top, top, girl’, e gjithë turma vazhdon duke kënduar ‘Baby boy you stay’ – pjesë të cilën ata e përsërisnin vazhdimisht. Ajo u inatos dhe tha se duhet të flasim. Pra, ne kthehemi dhe flasim ajo më pyet se çfarë janë gjithë këto thashetheme?’, unë i thash se nuk e di, nuk i shpika unë këto”, tha Paul.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore