Sport

Pas 18 vitesh, Genoa ndryshon pronësinë


Klubi italian i Genoa-s ka ndërruar ‘zyrtarisht’ pronësinë gjatë ditës së mërkurë të 22 shtatorit. Ky është lajmi që raportohet nga mediat italiane.

Enrico Preziosi nuk do të jetë më në krye të klubit nga Serie A. Klubi kishte 18 vjet që ishte nën pronësin e italianit.

Tashmë, ndërrimi  i pronësisë do të sjellë edhe ndërrimin e kombësisë së pronarëve.

Fondi amerikan “777 Partners” ka blerë aksionet e Genoa-s.

Edhe pse marrëveshja u arrit, zyrtarisht ajo do të prezantohet në ditët në vijim.

Preziosi nuk do të ketë asnjë për qindje të aksioneve të klubit.

Sipas marrëveshjes, ai do të qëndrojë si pjesë e bordit drejtues edhe për tre vite të tjera.

Presidenti do të mbetetet bashkëpunëtor i pronarëve të rinj të klubit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore