Sport

Partizani prezanton Ferhan Hasanin


Klubi i Partizanit ka prezantuar futbollistin nga Tetova, Ferhan Hasanin. Mesfushori i avancuar ka nënshkruar një kontratë dy vite e gjysëm me demat e kuq.

30-vjeçari ka një karrierë të pasur. Ka luajtuar me ekipe me emer si: Shkëndija e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, Wolfsburg-u në Gjermani, Brondby në Danimark, Al-Raed-i në Arabinë Saudite dhe HJK Helsinki në Finland.

Hasani ka 201 ndeshje zyrtare në karrierë, ku ka shënuar 80 gola dhe 50 asiste. Mesfushori ka patur dhe 39 paraqitje me Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut, ku ka shënuar dhe dy gola.

Në fjalët e para gjatë prezantimit, Hasani është shprehur:

“Partizani ishte dëshira ime”.

“Kampionatin shqiptar e njoh mirë, e kam ndjekur prej kohësh. Që kur kemi nisur bisedimet kam filluar ta ndjek edhe më shumë”.

“Do jap më të mirën për të arritur formën. Si do të shkoj nuk e di, atë do e tregojë koha. Une nuk do jem ndryshe, do jem si futbollistët e tjerë, mos më trajtoni ndryshe”.

Për mediat u prononcua edhe Drejtori Teknik i Partizanit, Olsi Rama:

“Hasani ka një karrierë të admirueshme ndërkombëtare, mund të kujtoj paraqitjet me Brondby-n, Wolfsburg-un dhe Shkëndijën që është krenaria e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, pa harruar Halsinkin”.

“Ai vjen me shumë dëshirë te ne, vishet krejt i kuq këtë herë. Ka shumë dëshirë të provojë këtë eksperiencë të re”./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore