Lajme

Parqet e reja të Hong Kong-ut po rigjallërojnë hapësirat publike


Portland Street Rest Garden është ëndrra e një Instagrammer-i.

Por ky park i ngritur në një rrugë plot lëvizje të Hong Kong-ut, nuk është i mbushur me influencues që pozojnë për foto, paçka se është i mbushur nga objektet me ngjyra të ndezura.

Përkundrazi, aty qëndrojnë pensionistët.

Teksa 75 për qind e territorit të Hong Kong-ut, i cili përfshin më shumë se 200 ishuj, përbëhet nga xhungla të harlisura dhe parqe, Hong Kong-u urban ka mungesë të hapësirës.

Banorët kanë vetëm 2.7 metra katrorë hapësirë ​​publike për person, krahasuar me 5.8 deri në 7.6 metra katrorë për person në metropolet e tjera të dendura aziatike si Singapori, Tokyo dhe Shanghai.

Ekziston një lidhje midis aksesit në natyrë dhe shëndetit të mirë mendor, me njerëzit që jetojnë më afër hapësirave të hapura publike që raportojnë më pak ankth sesa ata që jetojnë më larg.

Parqet si ai në Portland Street mund të ofrojnë një pushim nga kullat ku jetojnë shumica e njerëzve.

Dizajni i tij tërheqës është rezultat nga Design Trust, një organizatë jofitimprurëse që mbështet programe të bazuara në dizajn. Ajo ka ridizajnuar katër nga mikroparqet e qytetit në një përpjekje për të bërë një “makro transformim” në hapësirën publike.

Ndryshe nga parqet e tjera në qytet, shumë prej të cilave kanë të njëjtën pamje, Design Trust dëshironte të krijonte kontrast, duke krijuar dizajne të dallueshme që mund të shfaqin “historitë unike” të komuniteteve.

Dhe ridizajni me plot ngjyra të ndezura rriti kapacitetin e vendeve nga 16 në 81 persona dhe gjelbërimin me 26 për qind.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore