Lajme

Parlamenti gjerman miraton ligjin për tërheqjen e punëtorëve të huaj të kualifikuar


Parlamenti gjerman ka miratuar reformat e emigracionit të krijuara për të tërhequr punëtorë të kualifikuar në vend, i cili po vuan nga një mungesë e paprecedentë e fuqisë punëtore.

Legjislacioni – i iniciuar nga koalicioni qeverisës i qendrës së majtë të Social Demokratëve, Demokratëve të Lirë liberalë dhe të Gjelbërve – të premten mblodhi 388 vota ndërsa 234 ligjvënës votuan kundër dhe 31 abstenuan.

Një bllok parlamentar konservator i përbërë nga Unioni Kristian Demokrat dhe partia e tij motër bavareze, Bashkimi Kristian Social, votoi kundër legjislacionit, duke argumentuar se ai do të lehtësonte hyrjen për punëtorët e pakualifikuar.

Edhe partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë votoi kundër.

Ligji përfshin një sistem të bazuar në pikë që ul pengesat e hyrjes për aplikantët për vizë pune sipas kualifikimeve të tyre profesionale, moshës dhe aftësive gjuhësore.

Këtë vit, Shoqata e Dhomave Gjermane të Tregtisë dhe Industrisë (DIHK) tha se më shumë se gjysma e kompanive gjermane po luftonin për të plotësuar vendet e lira për shkak të mungesës së punëtorëve të kualifikuar.

Përqindja e kompanive që përballeshin me vështirësi në punësim ishte në nivelin më të lartë ndonjëherë, zbuloi DIHK në sondazhin e tij me 22 mijë kompani. Pesëdhjetë e tre për qind raportuan mungesë punëtorësh.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore