Futboll

Paris Saint-Germain konfirmon largimin e Thomas Tuchel


Traineri PSG

Kampionët e Ligue 1 këtë martë (29 dhjetor 2020), konfirmuan shkarkimin e drejtuesit të ekipit, gjermanit Thomas Tuchel. Ky ishte një vendim i presidentit të PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, i cili kishte pasur pritshmëri më të larta në Champions; edhe pse tekniku gjerman ka pasur rezultate si askush tjetër para tij tek PSG.

“Unë do të doja të falënderoja Thomas Tuchel dhe stafin e tij për gjithçka që sollën në klub. Thomas ka futur shumë energji dhe pasion në punën e tij, dhe natyrisht do të kujtojmë kohërat e mira që kemi ndarë së bashku. Unë i uroj atij më të mirën për të ardhmen e tij.” – tha presidenti i PSG-së Nasser Al-Khelaifi.

Tuchel mori drejtimin e PSG-së me një kontratë dy-vjeçare në qershor 2018 dhe fitoi dy tituj të Ligue 1, një Coupe de France dhe një Coupe de la Ligue.

Ai largohet nga Ligue 1 me një normë fitoresh prej 75.6% – përqindja më e lartë e suksesit për një trajner në historinë e Ligue 1./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore