Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Zelimkhan Abakarov do të zhvillojë sot garën e tij. Ai është edhe shpresa më e madhe e Shqipërisë për një medalje olimpike.
Çeçeni i natyralizuar në shqiptar, Abakarov do të ndeshet në disiplinën mundje e lirë 57 kilogramë, duke filluar nga ora 11:00.
Abakarov do të jetë i pari nga tre mundësit e natyralizuar në shqiptar që do të garojnë në Paris nën flamurin kuq e zi.
Më 9 gusht do të jetë radha a Chermien Valiev, i cili garon në mundje të lirë 74 kilogramë. Më 10 gusht, sportisti i fundit kuqezi në “Paris 2024”, Islam Dudaev do të ketë garën e tij në stilin e lirë 65 kilogramë.
Kujtojmë se Shqipëria dërgoi tetë sporistë në Lojërat Olimpike të Parisit, katër prej të cilëve të kualifikuar dhe katër me ftesë, por rezultatet deri më tani kanë qenë tepër zhgënjyese.
Luiza Gega dhe Franko Burraj në atletikë, Kaltra Meça dhe Grisi Koxhaku në not, si dhe Manjola Konini në qitje kanë garuar tashmë në “Paris 2024”.
Sporti shqiptar ka dështuar në gjenezë – shpresa e fundit, në duart e të ‘huajve’
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Franca pengoi tre sulme gjatë Lojërave Olimpike 2024
-
Shpërblimi bujar i medalistëve shqiptarë
-
Manastirliu pret ekipin olimpik shqiptar: Ngjarje historike, ngritët lartë flamurin kombëtar
-
Të akuzuar nga Imane Khelif për bullizëm kibernetik, Elon Musk dhe J.K Rowling rrezikojnë burg dhe gjobë të majme
Lajmet kryesore
-
Mandati i Xhaçkës ‘mollë sherri’ në Konferencën e Kryetarëve
-
Konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e godinave të reja për administratën, Rama: Na duhet një kompleks qeveritar
-
Ursula von der Leyen prezanton ekipin e saj të ri në Komisionin Evropian
-
Digjet një shtëpi në Veri e ndërtuar nga Qeveria, Krasniqi: Sulm i nxitur nga Vuçiçi