Një australian u arrestua të hënën pasi u përpoq të pengonte fillimin e finales së 100 metrave për meshkuj në Lojërat Olimpike të Parisit, sipas një burimi të policisë franceze të raportuar nga “AFP”.
24-vjeçari, i veshur me një bluzë me mesazhet “Free Palestine” dhe “Free Ukraine”, u kap nga një stjuard në “Stade de France” përpara sprintit të së dielës.
Incidenti shkaktoi një vonesë të konsiderueshme përpara se njerëzit më të shpejtë në botë të mund të thirreshin në vijën e startit. Një incident i ngjashëm ndodhi në Bordeaux gjatë stafetës olimpike në maj.
“Kishte një tentativë pushtimi në fushë në finalen e 100 metrave”, tha organizatori kryesor i Lojërave Tony Estanguet, pasi u shfaqën imazhe në mediat sociale që tregonin agjentët e sigurisë duke frenuar një person në buzë të pistës.
“Sigurimi privat reagoi shumë mirë. Ata janë të përgatitur, ata janë rigoroz, ata janë profesionistë dhe policia po bën një punë të shkëlqyer”, shtoi Estanguet.
Edhe pse atletët u përballën me një pritje të gjatë, Estanguet e minimizoi ndërprerjen.
“Njerëzit po flasin për katër minuta, por më kanë thënë se është më shumë si një minutë e gjysmë”, tha ai. “Për një event, eventin e fundit të mbrëmjes, nuk është shumë keq… ata pritën derisa të gjithë të ishin gati për të nisur këtë garë 100 metra”, shtoi ai.
Finalja e 100 metrave u tregua se ia vlente pritja, me yllin amerikan Noah Lyles që fitoi medaljen e artë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Shpërblimi bujar i medalistëve shqiptarë
-
Manastirliu pret ekipin olimpik shqiptar: Ngjarje historike, ngritët lartë flamurin kombëtar
-
Të akuzuar nga Imane Khelif për bullizëm kibernetik, Elon Musk dhe J.K Rowling rrezikojnë burg dhe gjobë të majme
-
Një sport historik mund të mungojë në Lojërat Olimpike ‘Los Angeles 2028’