Shqipëria

Parashikimi i motit, 9 prill 2021


Dita e premte e 9 prillit do të karakterizohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti do të jetë i kthjellët dhe me vranësira kalimtare përgjatë zonave malore.

Në zonat luginore pritet prani e mjegullës së përkohëshme, ndërsa në zonat malore do të ketë prani të ngricave.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-juglindja, e lehtë dhe në bregdet mesatare. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale do të jenë: në zonat malore -3°C deri në 8°C, në zonat e ulëta 3°C deri në 17°C dhe në zonat bregdetare 4°C deri në 17°C.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore